Rusët rrëmbejnë djalin 16-vjeçar të guvernatorit të rajonit Zaporizhia

Rusët rrëmbejnë djalin 16-vjeçar të guvernatorit të rajonit Zaporizhia

18:19, 17/04/2022

Djali 16-vjeçar i guvernatorit të rajonit të Zaporizhisë u rrëmbye nga ushtarët rusë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Guvernatori Oleg Buryak.

Sipas tij, djali po ngiste një makinë që ishte pjesë e një kolone evakuimi nga Melitopol në Zaporizhia më 8 prill.

Në makinë ishin dy gra që ai i njihte dhe tre fëmijë të vegjël.

Kolona u ndalua nga ushtria ruse në postbllokun Vasylivka, ushtarët u afruan për të kontrolluar.

"Ata panë telefonin e djalit tim dhe e nxorën nga makina," tha Buryak, "ata mësuan se unë jam babai i Vladit. Gjatë gjithë kësaj kohe ne jemi përpjekur ta zgjidhim vetë problemin, por është e pamundur".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco