Ngjarje horror në SHBA, nipi e mbylli gjyshen e tij në një frigorifer derisa ajo vdiq

Ngjarje horror në SHBA, nipi e mbylli gjyshen e tij në një frigorifer derisa ajo vdiq

08:54, 17/04/2022

Akt Horror në Shtetet e Bashkuara. Robert Keith Tincher, 29 vjeç nga Gjeorgjia thuhet se e kishte mbyllur gjyshen e tij në një frigorifer derisa ajo vdiq. Ai u prangos të enjten.

Policia supozon se krimi ka ndodhur në dhjetor, por vetëm tani është zbuluar. E moshuara e quajtur Doris Cumming, 82 vjeçe thuhet se ka rënë dhe është plagosur në shtëpinë që ata ndanin në komunitetin Armuchee.

Por në vend që të ofrojë kujdes mjekësor apo të telefonojë shërbimet e urgjencës, nipi i saj thuhet se e ka tërhequr zvarrë të plagosurën nëpër shtëpi. Tincher, pa dhe dëgjoi, ti thyheshin shumë nga kockat e saj, sipas aktakuzës.

Më pas thuhet se ai e ka mbështjellë gjyshen me qese plastike dhe e ka vendosur në një frigorifer të madh. Pas arrestimit, ai tha se i ishte thyer shtylla kurrizore.

Hetuesi Brittany Werner tha për Waga-TV: "Nga ajo që gjetëm, ai besonte se ajo ishte ende duke marrë frymë dhe duke lëvizur kur hyri në frigorifer".

Sipas policisë trupi i gruas mësohet se qëndronte aty prej muajsh, ndërkohëTincher vazhdonte jetën e tij normale në shtëpi. 

Vetëm në mars ai e vendosi trupin e gjyshes së tij në një magazinë nga frika se mund t'i gjendej trupi.

Nipi i dyshuar si vrasës u tha hetuesve se pas rënies së gjyshes së tij, ai nuk telefonoi 911 sepse ishte në kërkim. Arsyeja: kërcënime masive ndaj ish-bashkëshortes.

Tincher i tha me ftohtësi policisë se gjyshja e tij ishte i vetmi anëtar i familjes "që i dha atij mirësjelljen, dashurinë dhe vëmendjen që i nevojitej", sipas hetuesit Werner.

Tani vrasësi i dyshuar ndodhet në burg në pritje të gjykimit. Ai akuzohet për vrasje, sulm të rëndë dhe fshehje të vdekjes së një personi tjetër.

Një autopsi pritet të sqarojë përfundimisht kohën e vdekjes së gjyshes së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco