Këshilltari i Zelenskyt i nervozuar me BE-në: Nuk na dërguan armët që i kemi kërkuar

Këshilltari i Zelenskyt i nervozuar me BE-në: Nuk na dërguan armët që i kemi kërkuar

16:26, 16/04/2022

Këshilltari i presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak, është shprehur i nervozuar me BE-në pasi sipas tij s’kanë dërguar armë të cilat i ka kërkuar Ukraina.

Podolyak ka shkruar se armët janë vonuar dhe s’janë armët të cilat i ka kërkuar Ukraina.

 “Ukraina i kërkon armë Evropës. Evropianët përkrahin kërkesën për qeveritë e tyre. BE-ja i dërgon armë Ukrainës, jo ato të cilat i kemi kërkuar ne. Armët vonojnë shumë për të arritur”, ka shkruar ai.

Tutje Podolyak ka thënë se armët i nevojiten Ukrainës tani jo pas një muaji.

“Demokracia s’do të fitojë duke luajtur këtë lojë. Ukrainës i duhen armët. Jo pas një muaji. Tani”, ka shkruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco