VIDEO/ Nga kamera e trupit, ja si e vrau polici amerikan të riun me ngjyrë

23:19, 14/04/2022

Policia amerikane ka publikuar pamjet nga kamerat e trupit se si një oficer i bardhë ka qëlluar për vdekje në pjesën e pasme të kokës një të ri me ngjyrë pas një përleshje në rrugë.

Incidenti ka ndodhur në 4 prillit në Michigan dhe viktima është Patrick Lyoya, 26 vjeç.

Ai u ndalua nga një polic për shkak se targat e makinës nuk përputheshin, por në një moment afro-amerikani ka tentuar të largohet.

Oficeri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur e ka ndjekur dhe goditur fillimisht me një pistoletë me elektroshok.

Më pas ata janë përleshur dhe polici e ka qëlluar me një plumb që ka rezultuar fatal, pasi e ka prekur në kokë.

Ngjarja ka shkaktuar sërish protesta të njerëzve me ngjyrë. Aktualisht policia e shtetit tha se po heton për ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco