Zgjedhjet në Francë/ Le Pen e zemëruar nga protesta për lidhjet me Putinin

Zgjedhjet në Francë/ Le Pen e zemëruar nga protesta për lidhjet me Putinin

15:17, 14/04/2022

Dy rivalët e Francës për presidencën kanë shkëmbyer akuza pasi një grua u keqtrajtua, sepse protestoi kundër lidhjeve të kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen me Rusinë dhe Vladimir Putin.

Protestuesja u tërhoq zvarrë përgjatë dyshemesë pasi ajo mbajti një tabelë në formë zemre që tregonte zonjën Le Pen duke u takuar me liderin rus në vitin 2017.

Macron e ka akuzuar rivalin e tij se ka pikëpamje "autoritare", duke hedhur poshtë imazhin e moderuar që ajo ka mbajtur gjatë fushatës presidenciale. Më parë ai i ka dënuar politikat e saj si raciste.

Zonja Le Pen tha të enjten se Franca nuk kishte pasur kurrë një president që kishte shfaqur aq autoritarizëm sa zoti Macron, për shkak të trajtimit të protestuesve të jelekverdhëve. Ajo vazhdoi duke thënë se nëse bëhet presidente mund të ketë një referendum për kthimin e dënimit me vdekje.

Megjithatë, ishte pamja e një protestuese që u tërhoq shpejt zvarrë nga një konferencë shtypi e Le Pen që shkaktoi shkëmbime të zemëruara midis fushatave rivale.

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin akuzoi zonjën Le Pen se fajësoi gabimisht një oficere policie për atë që ndodhi dhe i bëri thirrje asaj që t'i kërkojë falje policisë: "Kini ndershmërinë të pranoni se individi që tërheq zvarrë protestuesin përgjatë dyshemesë është një pjesëtar i stafit tuaj të sigurisë.

Kandidatja e ekstremit të djathtë refuzoi të kërkonte falje dhe tha se protestuesi ishte goditur nga një oficer i mbrojtjes së Ministrisë së Brendshme. “Ishte një polic që e sfidoi atë grua dhe që u lëndua gjatë ndalimit”, tha ajo. “Ai u plagos gjatë tentativës për ta ndaluar atë.

“Ajo për të cilën njerëzit duhet të indinjohen është se ne nuk mund të zhvillojmë një fushatë të raundit të dytë, pa ndërprerë konferencat për shtyp, pa na sulmuar, pa qenë të kërcënuar”, u ankua zonja Le Pen.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco