Greqi/ Mjekët që nuk vaksinohen deri më 31 mars do të pushohen nga puna

Greqi/ Mjekët që nuk vaksinohen deri më 31 mars do të pushohen nga puna

11:11, 31/01/2022

Të gjithë punonjësit shëndetësorë që nuk do të jenë të vaksinuar kundër koronavirusit deri më 31 mars, do të pushohen nga puna.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë ne Greqi, Thanos Plevris, shkruan Protothema.

“Qëndrimi i ministrit të Shëndetësisë dhe sugjerimi i tij që ata mjekë që nuk janë të vaksinuar, nga data 31 mars e në vazhdim jo vetëm që do të pezullohen nga puna, por nuk do të mund të ofrojnë shërbimet e tyre në asnjë shërbim të sistemit shëndetësor grek” , shpjegoi Thanos Plevris, duke folur për SKAI-n.

Lidhur me lehtësimin e masave kufizuese, që është në fuqi nga 31 janari, ministri i Shëndetësisë tha:

“Sëmundja që shkakton Omicron ka karakteristika të tjera nga Delta, ekziston një perceptim i përbashkët se çfarëdo mase që të marresh, është mjaft e vështirë të ndalosh transmetimin e infektimit. Masat që janë aktualisht në Greqi janë mjaft të buta. Qëllimi ynë është që vazhdimisht të lehtësojmë masat dhe të ruajmë ato që janë absolutisht të nevojshme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco