Klitschko: Do të marr mitralozin dhe të nisem në luftë, nëse Rusia sulmon Ukrainën

Klitschko: Do të marr mitralozin dhe të nisem në luftë, nëse Rusia sulmon Ukrainën

23:07, 30/01/2022

Ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë në boks, Vitaly Klitschko që njëherit është edhe kryetar i Kievit ka reaguar përsëri në lidhje me sulmin e mundshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.

Klitschko tha se nëse fillon sulmi rus atëherë do të marrë mitrolozin dhe do të dalë në luftë.

“Nëse fillon agresioni rus, si ish-ushtar do të marrë mitralozin dhe të nisem në luftë”, deklaroi Klitschko.
Po ashtu, ditë më parë pati reaguar rreth një vendimi të Gjermanisë për të dërguar helmeta ushtarake në Ukrainë.

“Pesëmijë helmeta, duhet të jetë shaka. Çfarë do të na dërgojë Gjermani tjetër si përkrahje? Jastëkë”, tha Klitschko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco