Dy persona kanë humbur jetën nga stuhia që goditi Suedinë, Danimarkën dhe Gjermaninë

Dy persona kanë humbur jetën nga stuhia që goditi Suedinë, Danimarkën dhe Gjermaninë

17:50, 30/01/2022

Të paktën një person u vra, rrugët u përmbytën dhe mijëra familje mbetën pa energji elektrike gjatë stuhisë Malik, që goditi Danimarkën dhe Suedinë gjatë fundjavës, thanë autoritetet.

Një person ka humbur jetën dhe dy janë plagosur rëndë nga stuhia që goditi mbrëmë veriun dhe lindjen e Gjermanisë.

Në qendër të Danimarkës, një grua (78) u vra nga një erë e fortë kur hapi derën, tha policia.

Shërbimet meteorologjike suedeze dhe daneze paralajmëruan për rritjen e nivelit të ujit dhe deklaruan se era fitoi fuqinë e uraganit gjatë natës.

Ura e Oresundit 7.8 kilometra e gjatë, e cila lidh Danimarkën dhe Suedinë, ka qenë e mbyllur për trafikun nga mbrëmja e djeshme deri në mëngjes.

Autoritetet suedeze të trafikut kanë këshilluar banorët të shmangin lëvizjet që nuk janë të nevojshme gjatë fundjavës, për shkak të pemëve të shkulura dhe objekteve të bartura nga era.

Në Malmö në jug të Suedisë, shërbimi i shpëtimit i kërkoi publikut të largohej nga rrokaqiell, sepse disa nga pjesët e tij të dëmtuara nga stuhia mund të bien në tokë. Në jug dhe në qendër të Suedisë, dhjetëra mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike, thanë kompanitë e energjisë elektrike.

Një burrë (58) është vrarë mbrëmë në afërsi të Berlinit, kur mbi të ka rënë një pllakë elektrike teksa po ecte me një qen.

Në Bremen, një pemë ka rënë mbi një kalimtar dhe e ka plagosur rëndë, ndërsa në verilindje të Gjermanisë, një motoçiklist ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka përplasur një pemë që ka rënë në rrugë. Automjete të shumta dëmtuan pemët e rrëzuara.

Trafiku hekurudhor është ndërprerë pjesërisht mbrëmë në disa rajone të Gjermanisë, në veri dhe në lindje të vendit, mes Hamburgut, Berlinit dhe Bremenit, dhe ende sot është i ndërprerë për shkak të pemëve ose degëve të rrëzuara në hekurudhë.

Shërbimi meteorologjik paralajmëroi sot se në ato zona priten erëra të forta, por edhe në jug të Gjermanisë.

Edhe Hamburgu u godit nga stuhia dhe tregu i famshëm i peshkut u përmbyt.

Sot, trenat nuk qarkullojnë midis Hamburgut dhe Binzit në Detin Baltik, si dhe midis Berlinit dhe Binzit, njoftoi kompania gjermane hekurudhore Deutsche Bahn.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco