Pamje nga llogoret e Ukrainës: Ushtaret presin me kallashnikov në duar forcat ruse

Pamje nga llogoret e Ukrainës: Ushtaret presin me kallashnikov në duar forcat ruse

17:39, 30/01/2022

Vijat e frontit të Ukrainës Lindore janë të mbushura me borë dhe ushtarët të veshur me të bardha.  Snajperët janë futur në këtë djerrinë të bardhë të dimrit. Konflikti këtu është ngrirë që nga viti 2014, kur separatistët, të mbështetur nga Moska, pushtuan pjesë të rajonit të Donbasit. Të paktën 13,000 njerëz janë vrarë, si ushartë ashtu edhe civilë.

Tani liderët perëndimorë po paralajmërojnë për diçka shumë më të rëndë – një pushtim agresiv rus të Ukrainës.

Nëse kjo ndodh fronti lindor do të ishte një vend i përshtatshëm për t’u dhënë ‘krahë’ rebelëve pro-rusë.

Maria përpiqet të mos stresohet për gjithë këtë. Ushtarja 26-vjeçare ukrainase, qëndron në llogoren e armatosur me kallashnikov dhe ka një manikyr perfekt.

Ajo është pjesë e brigadës së 56-të të këmbësorisë së Ukrainës.

“Përpiqem të shmang politikën dhe të mos shikoj TV, përpiqem të mos shqetësohem shumë”, tha Maria. “Por ne jemi gati. Kemi bërë shumë stërvitje. E kuptoj që nuk do të jetë si një stërvitje, do të jetë e vështirë për të gjithë. Por morali ynë është i lartë dhe ne po qëndrojmë në këmbë.”

Maria ka tre vëllezër. Dy shërbejnë në gardën kombëtare të Ukrainës. Vëllai i saj më i vogël së shpejti do të shkojë në vijën e frontit, si një gjuajtës tankesh. Prindërit e saj janë në pension dhe  kujdesen për djalin e saj katërvjeçar.

“Ishte shumë e vështirë ta lija atë” tha ajo.

“Por që kur isha gjashtë vjeç ëndrra ime ishte të shkoja në ushtri. Nuk e mendoja se do të përfundoja në vijën e frontit, por nuk jam penduar që jam këtu”.

Aty pranë, një nga vëllezërit e saj pret dru me sëpatë. I ftohti është një kërcënim i vazhdueshëm, sidomos nga separatistët, rreth një kilometër larg.

Maria ecën nëpër një varg tunelesh për në shtëpinë e saj.

Sipas Marias, lufta ka të bëjë me të ardhmen e atdheut të saj, por mund të jetë shumë më tepër në rrezik sesa vetë fati i Ukrainës. Rusia ka krijuar një luftë të re të ftohtë. Në diskutim tani është forma e ardhshme e NATO-s dhe rendi i sigurisë në Evropë, transmeton BBC.

Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar se Rusia do të pushtojë Ukrainën në shkurt. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka thënë se mund të kthehet në një tmerr si ajo e Çeçenisë dhe Bosnjës. Por shqetësimi në rritje ndërkombëtar është në kundërshtim me atë që dëgjoni nga disa ukrainas. “Unë nuk besoj se rusët do të na pushtojnë,” tha një punonjëse sociale.  “Unë u besoj syve dhe veshëve të mi. Është në fakt më e qetë këtu tani se muajin e kaluar. Kjo është vetëm një luftë për propagandë.

Por disa të tjerë kanë frikë: Sa herë që dëgjoj një zhurmë më rreh zemra” tha Ludmilla Momot, një grua 64-vjeçare.

Momot e di shumë mirë se çfarë mund të bëjë Moska dhe aleatët e saj.

Shtëpia e saj prej 30 vitesh, në fshatin Nevilske, u shkatërrua nëntorin e kaluar nga bombardimet separatiste.

Ajo u kthye në Nevilske, që tani është një qytet fantazmë, ku ajo na na tregohet  rrënojat.

“Kjo është një plagë që do të zgjasë për gjithë pjesën tjetër të jetës sime”, thotë ajo mes lotësh, duke hedhur një vështrim në vrimën e hapur në derën e përparme.

“Më është dashur të zvarritem mbi rrënoja. Këmbët i kam gjakosur. Është viti i tetë i luftës, sa mund të vazhdojnë vuajtjet tona?”

Loja e fundit e Vladimir Putin mbetet e paqartë. Lideri rus ka grumbulluar rreth 100,000 trupa përgjatë kufirit ukrainas – ndoshta vetëm për të detyruar NATO-n që të bëjë lëshime ose ndoshta për të pushtuar Ukrainën; një skenar i mundshëm është pushtimi i pjesshëm i vendit, përcjell Panorama.al. Kremlini ka të ngjarë të përpiqet t’i paraqesë ushtarët e tij “paqeruajtës”, për të mbrojtur ata që mbajnë pasaporta ruse. Moska ka lëshuar qindra e mijëra pasaporta në territorin e kontrolluar nga separatistët.

Trupat ukrainase këmbëngulin se nëse vijnë rusët, nuk do të jetë aq e lehtë sa aneksimi i gadishullit të Krimesë në vitin 2014. “Ne jemi më të përgatitur këtë herë” tha Alyona, një ushtar ukrainas. “Unë dyshoj se rusët do të sulmojnë.  Ata duan të krijojnë panik dhe ta përdorin atë si levë”, tha ajo.

Shqetësimi ndërkombëtar për një pushtim të mundshëm po destabilizon kombin ukrainas. Presidenti Putin tashmë ka arritur një fitore, pa gjuajtur asnjë plumb, duke e dobësuar shtetin fqinj që synon të pushtojë dhe duke detyruar komunitetin ndërkombëtar të marrë parasysh kërkesat e tij. Por shumë udhëheqës perëndimorë kanë frikë se ai nuk do të jetë i kënaqur vetëm me kaq.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco