Që prej 2017-tës, teston raketën më të madhe Koreja e Veriut

Që prej 2017-tës, teston raketën më të madhe Koreja e Veriut

16:50, 30/01/2022

Koreja e Veriut lëshoi raketën më të madhe për testim që prej vitit 2017, të dielën.

Bëhet fjalë për një raketë me rreze të mesme, e cila arriti një lartësi prej 2000 km, e më pas zbriti në detin e Japonisë.

Japonia, Koreja e Jugut dhe SHBA-ja e kanë dënuar lëshimin e kësaj rakete.

Ky është testimi i shtatë i raketave brenda janarit i Koresë së Veriut.

OKB-ja e ndalon Korenë e Veriut që të bëjë testime të armëve balistike dhe bërthamore, duke i vendosur sanksione të rrepta.

Por shteti i Azisë Lindore e kundërshton këtë ndalim herë pas herë, me udhëheqësin Kim Jong-un që është zotuar të forcojë mbrojtjen e vendit të tij, përcjell euronews

Ekspertët kanë sugjeruar arsye të shumta për valën e lëshimeve të raketave, duke përfshirë sinjalet politike për fuqitë globale dhe rajonale, presionin e Kim Jong-un ndaj SHBA-së, dhe nevojën praktike për të testuar teknologjinë e re të raketave dhe sistemet e komandës ushtarake.

Testimet e raketave janë rritur, në një kohë që ekonomia e Koresë së Veriut është e lëkundur për shkak të sanksioneve të SHBA, vështirësive të lidhura me pandeminë dhe keqmenaxhimin e brendshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco