Putin planifikon një vizitë në Turqi mes tensioneve për Ukrainën

Putin planifikon një vizitë në Turqi mes tensioneve për Ukrainën

14:02, 27/01/2022

Vladimir Putin po planifikon një vizitë në Turqi, duke pranuar ftesën e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

“Sapo ta lejojnë kushtet e pandemisë dhe programet e punës së presidentëve të dy vendeve' është shprehur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peshkov.

Zëdhënësi i Kremlinit gjithashtu tha se çështja e vizitës së Putinit në Turqi ishte diskutuar vazhdimisht në kontaktet e fundit midis dy liderëve në mes të tensioneve të përshkallëzuara rreth Ukrainës.

Sipas Peshkov, takimi Putin-Erdogan do të fokusohet në marrëdhëniet dypalëshe midis Rusisë dhe Turqisë. 

Ndërkohë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është shprehur më herët se kishte ftuar liderin rus të vizitojë Turqinë, duke përsëritur gatishmërinë e Ankarasë për të mirëpritur si Putinin dhe Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Ndërsa në lidhje me krizën mes Ukrainës dhe Rusisë, presidenti Erdoğan është shprehur më parë:

"Vendi ynë ka mbështetur që në fillim integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Ne kemi shfaqur një qëndrim të qartë kundër hapave të Rusisë drejt integritetit territorial të Ukrainës, veçanërisht aneksimit të Krimesë. Ne kemi ftuar zotin Putin në vendin tonë. Nëse ata dëshirojnë, ne mund t'i bashkojmë të dy liderët në vendin tonë dhe t'i hapim rrugën rivendosjes së një mjedisi paqeje."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco