Rrezikon 175 vite burg, Julian Assange fiton të drejtën e apelimit për ekstradimin në SHBA

Rrezikon 175 vite burg, Julian Assange fiton të drejtën e apelimit për ekstradimin në SHBA

18:07, 24/01/2022

Gjykata e Lartë e Londrës pranoi kërkesën për apelim të themeluesit të WikiLeaks Julian Assange, i cili rrezikon të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Assange rrezikon deri në 175 vite burg pasi Washingtoni e akuzon australianin se ka publikuar në vitin 2010, më shumë se 700 mijë dokumente rreth aktiviteteve ushtarake dhe diplomatike amerikane, kryesisht në Irak dhe Afganistan.

Ai kishte kaluar më parë gati shtatë vjet i fshehur në Ambasadën Ekuadoriane në Londër, i mbrojtur nga statusi i azilit, duke shmangur ekstradimin në Suedi.

Shtetet e Bashkuara akuzuan në vitin 2019 akuzuan themeluesin e WikiLeaks Julian Assange për konspiracion në hakerimin e një kompjuteri lidhur me publikimin e qindra mijëra dokumenteve të klasifikuara amerikane, vetëm pak orë pasi policia britanike e arrestoi atë në ambasadën ekuadoriane në Londër, ku ai qëndronte për gati shtatë vjet.

Aktakuza ndaj Julian Assange rrodhi nga një prej shkeljeve më të mëdha të informacionit të klasifikuar në historinë amerikane, publikimit nga WikiLeaks në vitin 2010 të një numri të madh të dhënash ushtarake amerikane në luftërat e saj në Afganistan dhe Irak, vlerësimet e terroristëve të dyshuar të mbajtur nga Shtetet e Bashkuara në Guantanamo të Kubës dhe 250,000 komunikimeve kabllore të Departamentit të Shtetit.

Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Assange-n për komplot me ish-analisten e zbulimit të Ushtrisë Amerikane Chelsea Manning, të njohur më parë si Bradley Manning përpara se ta deklaronte veten si grua, për të deshifruar një fjalëkalim në kompjuterat e Departamentit amerikan të Mbrojtjes duke hakeruar në një rrjet qeveritar të dokumenteve dhe komunikimeve të klasifikuara të njohura si Rrjeti i Protokollit Sekret në Internet. Qeveria amerikane thotë se deshifrimi i fjalëkalimit, e lejoi zonjën Manning të hynte në kompjuterat me një emër përdoruesi që nuk i përkiste asaj, duke e bërë fillimisht më të vështirë për autoritetet të përcaktonin burimin e zbulimeve të paligjshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco