Irlandezi përballet me 20 vjet burg në SHBA për refuzimin e vendosjes së maskës në një fluturim

Irlandezi përballet me 20 vjet burg në SHBA për refuzimin e vendosjes së maskës në një fluturim

09:36, 22/01/2022

Akuzat për "sulm" dhe "kanosje" janë ngritur ndaj një të riu nga Irlanda, i cili refuzoi të mbante maskën e tij në një fluturim nga Dublini në Nju Jork dhe tani rrezikon të përballet me 20 vjet burg.

Sean McInerney, 29 vjeç, u paraqit të premten në gjykatën federale në Brooklyn, Nju Jork, më 14 janar, ku u akuzua për "sulmimin dhe frikësimin e qëllimshëm të një anëtari të ekuipazhit të kabinës".

Episodi ndodhi në Delta Airlines më 7 janar.

Drejtësia amerikane e ka akuzuar atë për "refuzimin sistematik të mbajtjes së maskës", "hedhjen e një kanaçeje me pije, e cila goditi një pasagjer në kokë" dhe "heqjen e pantallonave dhe të brendshmeve, duke i treguar të pasmet një anëtari të ekuipazhit dhe pasagjerëve ".

“Nëse shpallet fajtor, i pandehuri përballet me 20 vjet burgim”, tha një zëdhënës i gjykatës në Bruklin.

Irlandezi, i cili donte të shkonte në Florida për të punuar si trajner futbolli, u lirua pasi pagoi një garanci prej 20,000 dollarësh.

Autoriteti Amerikan i Aviacionit Civil njoftoi në janar 2021 se po ndiqte një politikë të tolerancës zero për pasagjerët që refuzojnë të mbajnë maska, ndërsa ekuipazhet e kabinës së linjave ajrore përballen me një numër të madh incidentesh dhune, fizike apo verbale nga pasagjerët që refuzojnë të respektojnë këtë rregullore.

Gjithashtu të enjten, një avion i American Airlines nga Miami në Londër u detyrua të kthehej në aeroport pasi një pasagjere refuzoi të mbante maskën e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco