Merren peng disa persona në një sinagog në Teksas

Merren peng disa persona në një sinagog në Teksas

23:44, 15/01/2022

Policia në shtetin amerikan të Teksasit po negocion me një burrë që duket se ka marrë pengje në një sinagogë në qytetin Colleyville.

Nuk dihet nëse ai është i armatosur apo nëse dikush është lënduar.

Shërbimi po transmetohej drejtpërdrejt kur filloi incidenti. Që atëherë transmetimi është hequr, por jo përpara se një burrë i zemëruar të dëgjohej duke thënë se nuk donte që dikush të lëndohej.

 

Policia ka dërguar në vendngjarje ekipe speciale të armëve.

Nuk dihet se sa njerëz janë brenda ndërtesës. Banorët vendas janë duke u evakuuar.

Departamenti i policisë në Colleyville ka thënë në një postim në Twitter se ishte "duke kryer operacione SWAT" në adresën e Kongregacionit Beth Israel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco