E rëndë/ Gjenden tre fëmijë të vrarë dhe grua e plagosur në apartament

E rëndë/ Gjenden tre fëmijë të vrarë dhe grua e plagosur në apartament

20:08, 13/01/2022

Një ngjarje shokuese ka ndodhur një ditë më parë në SHBA. Mediat amerikane raportojnë se tre fëmijë janë gjendur të vdekur dhe një grua e plagosur në një apartament në Kaliforni të Amerikës.

Ngjarja po hetohet deri më tani si vrasje ose vetëvrasje e mundshme. Zbulimi tronditës është bërë në një rezidencë në Le Grand.

Fëmijët kanë qenë të gjithë nën moshën 8 vjeç dhe ende nuk dihet mënyra e vrasjes. Gruaja duket se kishte plagë që i kishte shkaktuar vetë, kanë deklaruar autoritetet.

Sherifi lokal në zonë ka thënë se ende nuk dihet se çfarë lidhje kishte gruaja me fëmijët e vdekur, por se informacione të mëtejshme do jepen në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco