Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, në pranga shqiptarë e italianë

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, në pranga shqiptarë e italianë

18:44, 13/01/2022

Policia e Italisë ka arritur të shkatërrojë një rrjet të mirëorganizuar të trafikut të drogës, duke arrestuar edhe katër shqiptarë.

Në këtë operacion janë vënë në pranga edhe 18 italianë. Karabinierët kanë sekuestruar 20 kilogramë marijuanë.

Të arrestuarit janë të moshave nga 30 deri në 40 vjeç, ku tre janë lënë në “arrest shtëpie”, kurse të tjerët në burg, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Mediat italiane shkruajnë se rrjeti i trafikut të lëndëve narkotike e kishte epiqendrën në Bolonja dhe në Caserta e funksiononte sikur të jetë biznes, teksa bashkëpunëtorët dhe korrierët merrnin rroga.

Herë pas here, shpërndarësit dhe bashkëpunëtorët ndryshoheshin, që të mos bihej kaq kollaj në sy të autoriteteve. Një pjesë e drogës është gjetur në shtëpinë e një prej bashkëpunëtorëve në Caserta.

Një drejtues i policisë italiane tha se hetimet nisën nga një shqetësim që kishte ardhur në një dyqan të vogël dhe më tej hetuesit kanë kontrolluar trafikun e drogës në rrugë e kudo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco