Varianti Omicron i COVID-19 u zbulua në Holandë përpara se të vinin udhëtarët nga Afrika

Varianti Omicron i COVID-19 u zbulua në Holandë përpara se të vinin udhëtarët nga Afrika

12:33, 30/11/2021

Varianti Omicron i koronavirusit është zbuluar në Holandë përpara se në vend të mbërrinin dy fluturimet nga Afrika e jugut që mbanin virusin. Lajmin e bënë të ditur autoritetet e shëndetit në vend këtë mëngjes.

“Ne kemi zbuluar variantin Omicron të koronavirusit në dy kampione që janë marrë më 19 dhe 23 nëntor,” njoftoi Instituti Nacional i Shëndetit Publik.

 “Nuk është ende e qartë nëse këta persona e kanë vizituar Afrikën e Jugut.”

Sipas raportimeve, të paktën 14 persona nga dy fluturime nga Johannesburg-u dhe Capetown mbërritën në Holandë më 29 nëntor mes të cilëve u zbulua edhe varianti i ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco