VIDEO/ Tensionet me SHBA, Kina teston një tjetër armë të rrezikshme

VIDEO/ Tensionet me SHBA, Kina teston një tjetër armë të rrezikshme

10:20, 27/10/2021

Kina testoi për herë të parë shkatërrimin e një porti duke përdorur eksplozivë nënujorë.

Mediat shtetërore thanë se kjo është një taktikë që mund të përdoret kundër SHBA në rast të një lufte.

Testimet e Pekinit u kryen të shtunën në një vend të paspecifikuar në Kinë.

Kjo teknologji ka për qëllim të ndërpresë linjat e furnizimit të armikut në rast të një konflikti. Sipas Daily Mail, sulme të tilla nënujore do i bëjnë vulnerabël anijet e mëdha amerikane, sidomos aeroplanmbajtëset.

Në garën e armatimit, Kina po tregon muskujt ndaj Amerikës. Javën e shkuar vendi komunist lëshoi një satelit që mund të shkatërrojë satelitët e tjerë. Ndërkohë më herët Kina testoi të paktën dy raketa hipersonike orbitale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco