Dhjetëra njerëz të vrarë nga sulmet në Damask

Dhjetëra njerëz të vrarë nga sulmet në Damask

16:50, 20/10/2021

Një sulm me bombë në një autobus të ushtrisë siriane la të mërkurën 14 veta të vrarë.

Sulmi ndodhi në kryeqytetin e Sirisë, Damask, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Sana.

Sipas saj, dy bombat e kapura për autobus shpërthyen derisa automjeti po kalonte nën urën Jisr al-Rais.

Edhe pse Siria është në luftë civile tash e një dekadë, sulmet e tilla në Damask janë gjithnjë e më të rralla.

Shumë shpejt pas shpërthimit në autobus, sulmet e ushtrisë vranë së paku dhjetë persona në veriperëndim të Damaskut.

Kjo zonë kontrollohet nga opozita dhe është bastioni i fundit i grupeve rebele dhe xhihadiste që janë përpjekur të përmbysin presidentin sirian, Bashar al-Assad, qysh në vitin 2011.

Lufta në Siri ka lënë së paku 350,000 njerëz të vdekur dhe ka bërë që gjysma e popullsisë të largohet nga shtëpitë.

Gati gjashtë milionë refugjatë sirianë kanë ikur jashtë vendit. /Rel/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco