Burri bleu korbën më helmuese në botë, detaje nga ngjarja tronditëse në Indi

Burri bleu korbën më helmuese në botë, detaje nga ngjarja tronditëse në Indi

16:23, 20/10/2021

Javën e kaluar, një burri indian u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij.  Në prill të vitit të kaluar, 28-vjeçari Suraj Kumar pagoi 7 000 rupi për të blerë një kobër, një nga gjarpërinjtë më helmues në botë.

Suraj shpoi një vrimë në një enë plastike, e futi kobrën brenda dhe e çoi në shtëpi.

Trembëdhjetë ditë më vonë, ai e futi enën në një qese dhe e çoi në shtëpinë e vjehrrit të tij, rreth 44 km larg, ku gruaja e tij Uthra po shërohej nga një kafshim misterioz i gjarprit, shkruan BBC.

Suraj dhe Uthra ishin takuar dy vite më parë. Babai i Suraj ishte një shofer dhe nëna e tij një shtëpiake. Uthra, e cila ishte tre vite më e vogël se Suraj dhe kishte vështirësi në të mësuar, vinte nga një familje shumë më e pasur – babai i saj ishte një tregtar  dhe nëna e saj ishte një drejtoreshë shkolle në pension.

Kur çifti u martua, Suraj pranoi një pajë nga prindërit e Uthra prej 768 gramë ar (me vlerë rreth 32,000 dollarë), dhe 400,000 rupi. Ai gjithashtu merrte 8,000 rupi në muaj nga prindërit e saj “për t’u kujdesur për vajzën e tyre”, sipas hetuesve. Uthra u kthye në shtëpinë e prindërve të saj pasi doli nga spitali, ku u trajtua për kafshimin e gjarprit. Ajo ishte kafshuar nga një nepërkë.

Në 6 maj, Uthra ishte ende duke marrë veten, kur ajo piu një gotë me lëng frutash nga Suraj, në të cilën kishte hedhur qetësues.  Kur atë e zuri gjumi, Suraj nxori enën dhe e hodhi gjarprin pesë metra larg gruas së tij. Por në vend që ta sulmonte, gjarpri u largua. Suraj e mori atë dhe e hodhi sërish sipër Uthra, por përsëri u largua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco