Dita e fundit e zgjedhjeve në Rusi, pritet fitorja e partisë së Putin

Dita e fundit e zgjedhjeve në Rusi, pritet fitorja e partisë së Putin

16:45, 19/09/2021

Në Rusi u hapën të dielën qendrat zgjedhore për ditën e tretë dhe të fundit të votimeve për zgjedhjen e parlamentit të ri.

Partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, pritet të fitojë pas ofensivave që shtypën kritikun e presidentit, Alexei Navalny dhe ndaluan partitë kundërshtare që të merrnin pjesë në proces.

Fitorja e Rusisë së Bashkuar do të shërbejë si një forcë mbështetëse për presidentin Vladimir Putin dhe ambiciet e tij për të vijuar karrierën në krye të Kremlinit.

Edhe ambasada e Federatës Ruse në Tiranë ka marrë masat që shtetasit rusë të pranishëm në Shqipëri të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco