Dje njoftoi rritje për buxhetin e ushtrisë, sot 10 aeroplanë kinezë i ‘pushtojnë’ qiellin

Dje njoftoi rritje për buxhetin e ushtrisë, sot 10 aeroplanë kinezë i ‘pushtojnë’ qiellin

13:10, 17/09/2021

Forcat ajrore të Tajvanit u përpoqën që t’i largojnë dhjetë aeroplanë kinezë nga hapësira mbrojtëse ajrore e tyre të premten, vetëm një ditë pasi ishulli njoftoi për rreth 9 miliardë dollarë shtesë për shpenzime ushtarake. Kështu deklaroi Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit.

Tajvani për më shumë se një vit është ankuar rreth misioneve të forcave ajrore kineze afër territorit të tij. Në rastin e fundit u përfshirë aeroplanët luftarakë kinezë, gjashtë J-16 dhe dy J-11 si dhe një antinëndetëse e një aeroplan për spiunim, thanë autoritetet tajvaneze.

Ministria e Mbrojtjes tha se Tajvani dërgoi aeroplanë luftarakë në qiell për t’i paralajmëruar dhe larguar aeroplanët kinezë si dhe sistemet antiraketore u vendosën në gjendje gatishmërie, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Incidenti ndodhi vetëm një ditë pasi Tajvani propozoi shpenzime shtesë për ushtrinë, përfshirë blerjen e raketave të reja, duke paralajmëruar nevojë urgjente për modernizimin e armëve shkaku i rrezikut që i paraqitet nga Kina dhe fuqia e saj ushtarake në rritje.

Në anën tjetër, Kina ka reaguar rreth deklaratës së ministrisë tajvaneze se Tajvani është “fortesë e detit”, që e bllokon zgjerimin e Kinës drejt Paqësorit, duke thënë se këto fjalë kanë për qëllim që ta mashtrojnë opinionin publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco