Talebanët pushtojnë rezidencën super luksoze të njërit prej armiqve të tyre më të egër

Talebanët pushtojnë rezidencën super luksoze të njërit prej armiqve të tyre më të egër

13:19, 15/09/2021

Luftëtarët talebanë kanë marrë nën kontroll rezidencën shkëlqyese të Kabulit të një prej armiqve të tyre më të egër: burrit të fortë dhe ish-nënpresidentit të arratisur Abdul Rashid Dostum.

Kjo rezidencë u ka dhënë luftëtarëve një vështrim në jetën e ish-sundimtarëve të Afganistanit dhe ata shprehen se luksi i tyre është nga  të ardhurat e viteve të korrupsionit endemik.

Por kreu i ri i familjes - tani komandanti ushtarak i katër provincave - e bën të qartë se njerëzit e tij nuk do të mësohen me luksin.

"Islami kurrë nuk dëshiron që ne të kemi një jetë luksoze," tha Ayoubi për AFP, duke shtuar se luksi vjen në parajsë, "jeta pas vdekjes".

Pronari i rezidencës, Dostum, është një figurë famëkeqe në historinë e Afganistanit.

Pavarësisht nga një sërë krimesh lufte të lidhura me forcat e Dostum, ish -qeveria afgane shpresonte se mendjemprehtësia e tij ushtarake dhe urrejtja e zjarrtë ndaj talebanëve do t'i ndihmonin ata të mbijetonin.

Por 'kështjella' e tij u pushtua nga talebanët  dhe 67-vjeçari u largua përtej kufirit për në Uzbekistan.

Dostum dyshohet se ka përfituar jashtëzakonisht shumë nga korrupsioni.

Disa zyrtarë morën tokën në mënyrë të paligjshme për të ndërtuar pallate luksoze në një lagje, duke fituar pseudonimin "Lagja e Hajdutëve" midis banorëve.

Talibanët kanë arsye të mira për të urryer Dostum.

Në vitin 2001 ai u akuzua për vrasjen e më shumë se 2000 luftëtarëve, të cilët disa prej tyre i mbylli në kontejnerë duke i lënë në mes të shkretëtirës dhe për pasojë vdiqën nën diellin përvëlues.

Fotot janë marrë nga AFP.

Image

ImageImage

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco