Meksika do të dhurojë me lotari, shtëpinë e blinduar të ‘El Chapo’

Meksika do të dhurojë me lotari, shtëpinë e blinduar të ‘El Chapo’

12:29, 15/09/2021

Culiacan, Meksikë - Shtëpia e ish-lordit të drogës Joaquín "El Chapo" Guzmán që u arratis në 2014 kur marinsat meksikanë e kishin rrethuar, ka pësuat disa ndryshime kohët e fundit ndërkohë që qeveria meksikane po përgatitet ta japë në një llotari kombëtare.

Kamerat e mbikqyrjes që mbulonin çdo kënd të jashtëm të shtëpisë modeste u hoqën dhe vrima nën një vaskë ku Guzmán kishte rrëshqitur për të arritur në një rrjet tunelesh, është mbuluar me një pllakë betoni.

Associated Press iu dha qasja në pronë në një lagje të qetë në Culiacan përpara shortit. Javët e fundit, Instituti i Meksikës për Kthimin e Mallrave të Vjedhura te Njerëzit, i njohur me inicialet e tij si INDEP, i dha një dorë bojë të freskët të bardhë brenda dhe jashtë dhe vendosi pllaka në vendin e banjës ku ishte vija e hyrjes së vaskës dhe tunelit.

Presidenti Andrés Manuel López Obrador ka folur për llotarinë e pronave të sekuestruara, por nuk ka përmendur historinë e kësaj shtëpie të veçantë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco