17 viktima deri tani pas përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut në Turqi

17 viktima deri tani pas përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut në Turqi

23:46, 12/08/2021

Autoritetet turke deklaruan se numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut që goditën veriun e vendit është rritur në 17 teksa një person tjetër është raportuar i zhdukur.

Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje të dheut në bregdetin e Detit të Zi, shkruan Euronews.

Përmbytjet goditën provincat bregdetare të Bartin, Kastamonu, Sinop dhe Samsun të mërkurën, duke prishur shtëpi dhe ura.

Helikopterët u përpoqën gjithashtu për të shpëtuar disa njerëz të bllokuar në çati.

Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në vend (AFAD) konfirmoi se shpëtuesit kishin gjetur trupat e të paktën 15 viktimave në Kastamonu, rajoni më i prekur, ku një ndërtesë në qytetin e Bozkurt ishte shembur.

Një trup tjetër u gjet në Sinop, ndërsa një grua 80-vjeçare u raportua e zhdukur në provincën Bartin.

Shumë nga zonat e prekura mbetën pa energji elektrike dhe rrugët e fshatit u bllokuan.


Në provincën Bartin, të paktën 13 persona u lënduan kur një pjesë e një ure u shemb.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco