Nuk ndaluan përhapjen e variantit Delta, Kina ndëshkon dhjetra zyrtarë

Nuk ndaluan përhapjen e variantit Delta, Kina ndëshkon dhjetra zyrtarë

13:59, 12/08/2021

Kina ka ndëshkuar më shumë se 40 zyrtarë për dështimin e menaxhimit të variantit Delta, ndërsa autoritetet po përpiqen të frenojnë shpërthimin më të keq të Covid-19 që vendi ka shënuar në më shumë se një vit, shkruan“CNN”

Varianti Delta, i cili  zbulua për herë të parë në qytetin lindor të Nanjing, është përhapur në më shumë se  gjysmën e 31 provincave të Kinës dhe ka shkaktuar më shumë se 1.000 infeksione simptomatike në tre javë, sipas një raporti të përditshëm të Komisionit Kombëtar të Shëndetit.

Autoritetet janë përpjekur për të marrë masat e menjëhershme duke vendosur bllokime të rrepta, testime masive, karantinën dhe kufizime të udhëtimeve. Në të gjithë vendin, të paktën 47 zyrtarë, duke filluar nga krerët e qeverive vendore, komisionet shëndetësore, spitalet dhe aeroportet, janë ndëshkuar për neglizhencë.

Në Nanjing, 15 zyrtarë u ndëshkuan për përhapjen e virusit në Aeroportin Ndërkombëtar Nanjing Lukou, sipas një deklarate nga Komisioni Qendror i Partisë Komuniste për Inspektimin e Disiplinës (CCDI).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco