Greqi/ Fundoset varka me 17 pasagjerë, ekipet e shpëtimit në alarm

Greqi/ Fundoset varka me 17 pasagjerë, ekipet e shpëtimit në alarm

11:06, 12/08/2021

Në Milos të Greqisë u mbyt një varkë 28 metra , që lundronte nën flamurin anglez, me 17 pasagjerë në bord duke vënë në lëvizje të gjitha ekipet e shpëtimit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 10 e 30 ditën e sotme, 16 milje në veriperëndim të ishullit ku po fryjnë erëra 4-5 Beaufort.

Operacioni për mbledhjen e personave në bord ka filluar me anijen e pasagjerëve Sea Jet 2, ndërsa që nga momenti i parë që u njoftua Rojet Bregdetare, ekipet e forta të shpëtimit shkuan në vendngjarje, tre anije patrullimi të portit, dy anije lundruese, një private varkë, një anije e Marinës si dhe një helikopter i Forcave Ajrore.

Burime bëjnë me dije se akoma nuk janë sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco