Një tjetër shtet kërkon vaksinimin e detyrueshëm për mësuesit

Një tjetër shtet kërkon vaksinimin e detyrueshëm për mësuesit

09:38, 12/08/2021

Kryekëshilltari për shëndetësinë i presidentit amerikan Joe Biden dhe drejtori i Institutit Kombëtar të SHBA-së për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, Dr. Anthony Fauci, tha se vaksinimi për mësuesit duhet të bëhet i detyrueshëm në mënyrë që të mund të mbrohen nga koronavirusi i ri (COVID-19) fëmijët që janë shumë të vegjël për t'u vaksinuar.

 

Në një vlerësim në televizionin MSNBC, Fauci, tha se "Kemi humbur më shumë se 615 mijë njerëz dhe ndodhemi në mesin e një vale të madhe teksa do të hymë në sezonin e shkollës në vjeshtë. Situata është shumë serioze".

"Legjislacioni për vaksinimin e detyrueshëm nuk do të bëhet nga qeveritë federale, por nga ato të shteteve dhe ato lokale", tha Fauci, i cili u shpreh se parashikon që administratat lokale do të përhapin vaksinimin e detyrueshëm pasi Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave "shumë shpejt" të japë miratimin e plotë për vaksinat e COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco