Vajzat 12-vjeçare një ‘plaçkë lufte’ për ushtarët talebanë

Vajzat 12-vjeçare një ‘plaçkë lufte’ për ushtarët talebanë

08:54, 12/08/2021

Ushtarët talebanë shkojnë në çdo banesë duke marrë me dhunë vajza të moshës 12-vjeçare, duke i detyruar të jenë skllave seksi teksa pushtojnë Afganistanin. Komandantët xhihadistë kanë urdhëruar imamët në zonat që kanë kapur, t’u sjellin lista të grave të pamartuara të moshës 12 deri në 45 vjeç që ushtarët e tyre të martohen.

Ata i konsiderojnë ato si “khanimat” ose “plaçkë lufte”, që do të ndahen mes fitimtarëve. Ushtarët kanë shkuar më pas derë më derë për të kërkuar “çmimet” e tyre, madje edhe duke kërkuar nëpër dollapet e familjeve për të përcaktuar moshat e vajzave para se t’i detyrojnë ato në një jetë përulje seksuale.

Trajtimi brutal mbi gratë dhe vajzat e reja është shenja e fundit se ushtria e Afganistanit ka rënë, duke detyruar presidentin e vendit që të shkarkojë një prej komandantëve më të lartë të tij.

Një vajzë përshkroi arratisjen nga një qytet në veri të vendit dhe se si ajo ka shkuar të fshihet tek të afërmit mbi frikën se xhihadistët do ta ndjekin dhe do ta vrasin. Ajo ka treguar se u ka kaluar shumë pranë të armatosurve talebanët dhe ka shpëtuar vetëm prej burqa-s.

Deti më tani talebanët kanë vënë nën kontroll disa prej zonave më të rëndësishme të Afganistanit dhe po zgjerojnë territorin e tyre.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco