VIDEO/ Sekuestrohen 2 ton kokainë kolumbiane në nëndetëse

VIDEO/ Sekuestrohen 2 ton kokainë kolumbiane në nëndetëse

20:57, 11/08/2021

Marina Kolumbiane ka mundur të sekuestrojë një ditë më parë një nëndetëse të mbushur plotë me drogë, vlera e së cilës i kalonte 70 milionë dollarë.

Sipas autoriteteve, brenda nëndetëses, që i përkiste një karteli droge, u gjetën 2 ton kokainë. Operacioni u finalizua nga ushtria kolumbiane, e cila kishte parë lëvizjet e dyshimte të nëndetëses përgjatë Paqësorit.

Brenda saj autoritetet e rendit gjetën tre persona dhe rreth 2.000 pako të vogla që ishin mbushur me “pluhur” të bardhë.

Pamjet e publikuara më poshtë janë të ngjashme me skenat e filmave aksion të Hollywood-it, ku narko-kartelët bëjnë të pamundurën që të transportojnë mallin e tyre në destinacion, ndërsa policia i vihet në ndjekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco