Pas katastrofës së zjarreve/ Turqia përfshihet nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës, një person i zhdukur

Pas katastrofës së zjarreve/ Turqia përfshihet nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës, një person i zhdukur

19:59, 11/08/2021

Përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa provinca të Turqisë, pas shiut të fortë që përfshiu dje pjesën veriore.

Sipas medieve të huaja, një person raportohet i zhdukur dhe dhjetëra të plagosur, ndërsa përmbytjet shkatërruan një shtëpi në Provincën Bartin.

Shiu i madh në Rize shkaktoi një rrëshqitje toke në fshatin Elmalı, i cili shkatërroi pjesërisht një shkollë.

Ekipet e shpëtim-kërkimit dhe Emergjencave Civile shpëtuan 6 persona të bllokuar nga përmbytjet në rrethin Çayeli, 2 persona në rrethin Kalkandere dhe 3 në Yeniguzelkoy. 

Mediat raportuan se rreth 40 njerëz u evakuan nga shtëpitë e rrezikuara nga rrëshqitjet e tokës në zonat e Rizes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco