Skandali i rradhës/ BBC publikon dokumentarin, zbulohen operacionet e fshehta të mercenarëve rusë në Libi

Skandali i rradhës/ BBC publikon dokumentarin, zbulohen operacionet e fshehta të mercenarëve rusë në Libi

17:33, 11/08/2021

Një hulumtim i “BBC”, ka zbuluar operacionet e fshehta të mercenarëve rusë në luftën civile në Libi, që përfshin lidhjet me krimet e luftës dhe ushtrinë ruse.

Një luftëtar i grupit mercenar rus Wagner, la pas një tablet Samsung, i cili zbulon rolin e kësaj organizate, si dhe emrat e koduar të luftëtarëve të cilët mund të gjurmohen.

“BBC” shkruan se janë gjetur pajisje të avancuara ushtarake të Wagnerit, për të cilat ekspertët thonë se mund të kenë ardhur nga një bazë e ushtrisë ruse, në anën tjetër Moska zyrtare kategorikisht mundohet t’i mohojë këto fakte që qëndrojnë prapa këtyre mercenarëve.

Ky grup për herë të parë është identifikuar në vitin 2014, kur përkrahu separatistët pro-rusë në konfliktin në lindje të Ukrainës. Prej asaj kohe është përfshirë në shumë ngjarje në rajon, përfshirë Sirinë, Mozambikun, Sudanin dhe në Afrikë.

Grupi njihet për sekretet, por “BBC” ka arritur të takoj dy ish-pjesëtarë të kësaj njësie. Kanë zbuluar se çfarë lloje të njerëzve i bashkohen Wagnerit, si dhe mungesën e kodit sa i përket sjelljeve.

Nuk ka dyshim që ata vrasin të burgosurit, pasi që ish-një ish-luftëtar këtë e ka pranuar haptazi: “askush nuk dëshiron të mbajë gjallë dikë që duhet ta ushqejë”.

Në dokumentarin e “BBC” të transmetuar në gjuhën arabe dhe atë ruse: “Mercenarët rusë të Haftarit: Brenda grupit Wanger”, zbulohen dëshmi për dyshimet për krime lufte dhe vrasjen e qëllimshme të civilëve.

Një fshatar nga Libia, e përshkruan se si ishte shtirur si i vdekur derisa po ia vrisnin familjarët. Dëshmia e tij ka ndihmuar "BBC" të identifikojë një vrasës.

Duke e përshkruar edhe një krim të mundshëm të luftës, ushtari i qeverisë libiane, gjithashtu kujton momentin kur bashkëluftëtari i tij u dorëzua para mercenarëve të Wagnerit, por se ishte goditur dy herë me plumba në gjoks. Prej asaj kohe nuk e pa më si dhe tre miqtë tjerë që ishin zënë asokohe nga pjesëtarët e Wagnerit.

Tableti i Samsungut, gjithashtu ofron dëshmi për përfshirjen e mercenarëve dhe vënien e minave në zonat e banuara me civilë.

Vënia e minave pa ndonjë shenjë paralajmëruese përbën krim të luftës. Tabletin e harroi një luftëtar i panjohur i Wagnerit, pasi që ekipi i tij u tërhoq nga rajoni në jug të Tripolit në pranverën e vitit të kaluar.

Në të përshkruhen edhe hartat e linjave të frontit që janë shkruar në gjuhën ruse, që konfirmojnë prezencën e Wagnerit që kishin qasje në operacione të ndryshme.

Ekzistojnë video të dronëve dhe emra të koduar të luftëtarëve të Wagnerit, ku njëri prej tyre është identifikuar nga "BBC". Ky tablet tani është në duart e sigurta.

Përshkrimi i detajuar i pajisjeve ushtarake dhe armëve, përmenden në një dokument prej dhjetë faqeve që "BBC" ia ka dhënë një burim brenda inteligjencës së Libisë. Në dokument gjithashtu tregohet se kush financon dhe përkrah operacionet e Wagnerit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco