FOTO-ja virale! E moshuara greke tregon tmerrin nga zjarri: Po qaja e dëshpëruar

FOTO-ja virale! E moshuara greke tregon tmerrin nga zjarri: Po qaja e dëshpëruar

16:13, 11/08/2021

Fotoja e saj ndërsa linte me dhimbje shtëpinë që rrezikohet nga zjarret e pyjeve u bë virale jo vetëm në Greqi por edhe në botë.

Tashmë Panagiota Noumidi ka treguar për mediat ndjesitë e saj në atë moment kur zjarri me përmasa të frikshme po i afrohej Evia-s.

E moshuara u detyrua që të largohej nga shtëpia e saj në Gouves, duke mos e ditur nëse do ta gjente të paprekur kur të kthehej.

 ‘Më turbulloi mendjen. Unë nuk e dija se çfarë të bëja, bërtita, që të dëgjohesha. Nuk isha e vetëdijshme në atë moment.’

Me këto fjalë, 81-vjeçarja përshkruan se si e përjetoi braktisjen e shtëpisë së saj dhe shton: ‘Unë qava e dëshpëruar dhe nga tensioni i lartë i gjakut rashë në tokë. Policia më mori dhe më çoi në qendrën shëndetësore.’

Zonja Panagiota pohoi e shqetësuar se e gjithë Evia është duke u djegur ndërsa shton: ‘e dua vendin, ata janë njerëz të mirë dhe ndjenjat e mia janë të pafundme. Shumë fëmijë nga fshati u mblodhën dhe me tanke, provuan dhe shpëtuan shtëpitë ‘ marrë nga Daily Mail.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco