Rekord/ Në këtë shtet regjistrohet temperatura 49 gradë Celsius

Rekord/ Në këtë shtet regjistrohet temperatura 49 gradë Celsius

16:28, 11/08/2021

Një rekord i ri është shënuar në Afrikën e veriut dhe ka nisur t’i drejtohet jugut të Evropës.

Lajmi u shpërnda në “Twitter”, nga meteorologu skocez, Scott Duncan.

Sipas tij, në kryeqytetin e Tunizisë, mbrëmë është regjistruar temperatura prej 49 gradë celsius, duke thyer rekordin e korrikut, të vitit 1943, kur u regjistrua 47.4 gradë.

“Ky është vetëm fillim i valës së nxehtë”, ka shkruar ai duke theksuar se mbrëmë në Sicili është regjistruar temperatura prej 47 gradë Celsius.

Duncan, ka paralajmëruar se kjo valë e të nxehtit pritet të godasë edhe Spanjën. Scott Duncan është meteorolog skocez që jeton dhe punon në Londër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco