Raporti i ri i OKB do të nxjerrë në pah realitetin e ashpër për ndryshimet klimatike

Raporti i ri i OKB do të nxjerrë në pah realitetin e ashpër për ndryshimet klimatike

23:08, 08/08/2021

Kërkuesit e Kombeve të Bashkuara do të publikojnë deklaratën e tyre më të fuqishme ndonjëherë mbi shkencën e ndryshimeve klimatike.

Raporti me gjasë do të detajojë ndryshimet e rëndësishme në oqeane, kapakët e akullit dhe tokë që pritet të ndodhin në dekadat e ardhshme. 

Dokumenti do të publikohet të hënën dhe është përpiluar nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike.

Do të jetë vlerësimi i tyre i parë global mbishkencën e ngrohjes globale që nga viti 2013. Pritet që Përmbledhja e ardhshme për politikëbërësit të jetë një dokument kyç për udhëheqësit globalë kur të takohen në nëntor.

Politikanët do të mblidhen për një samit klimatik, të njohur si COP26 , në Glasgow. Pas dy javësh negociatash virtuale midis shkencëtarëve dhe përfaqësuesve të 195 qeverive, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike do të prezantojë pjesën e parë të një vlerësimi trepalësh të shkaqeve, ndikimeve dhe zgjidhjeve për ndryshimet klimatike.

Efektet e këtij fenomeni po shihen çdo vite përmes zhvillimeve të motit ekstrem në pjesë të ndryshme të botës. Në raportin e fundit, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike përcaktoi njeriut si shkaku dominant i ngrohjes globale që prej vitit 1950.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco