E tmerrshme në Zimbabve, vajza 14 vjeçe vdes gjatë lindjes

E tmerrshme në Zimbabve, vajza 14 vjeçe vdes gjatë lindjes

21:56, 08/08/2021

Policia në Zimbabve po heton vdekjen e një vajze 14 vjeçe gjatë një procesi të lindjes, një rast që ka ngjallur reagim mes qytetarëve dhe aktivistëve të aktivistëve të të drejtave të njeriut.

Memory Machaya raportohet të ketë vdekur muajin e kaluar në një faltore të kishës në rajonin lindor të Marange, shkruan BBC.

Rasti ka ekspozuar shfrytëzimin e të miturve, pasi thuhet se ajo u detyrua të braktisë shkollën për t’u martuar. Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje qeverisë të njohë martesën e fëmijëve si krim dhe t’i jap fund kësaj praktike.

Organizata tha se “shënon me shqetësim të thellë” dhe “dënon fuqishëm”, raportet në rrethanat që kanë të bëjnë me vdekjen. “Trendi aktual i rasteve të pazgjidhura të dhunës kundër grave dhe vajzave në Zimbabve, përfshirë martesat e të miturve, nuk mund të vazhdojë pa u ndëshkuar”, tha OKB në një deklaratë të shtunën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco