Pos përballjes me zjarret, qyteti i Rhodosit goditet nga një tërmet 4.6 ballësh

Pos përballjes me zjarret, qyteti i Rhodosit goditet nga një tërmet 4.6 ballësh

20:00, 08/08/2021

Shteti i Greqisë pos problemit serioz me zjarret aktive për gjashtë ditë, sot u godit edhe nga një termet.

Tërmeti me magnitudë prej 4,6 ballësh u shënua pranë qytetit të Rhodos në Greqi rreth orës 12:13 të pasditës me kohën lokale. 

Ky informacion u bë i ditur nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), njofton Klankosova.tv.

Ky termet nuk shkaktoi dëme materiale, por dridhjen e ndjenë shumë banorë pranë zonës së epiqendrës.

Lëkundje kanë ndjerë edhe vendet si Kolympia, Archangelos, Afantou, Galiraki, ndërsa vendët që ndjenë lëkundje të dobëta nga tërmeti janë Sarigerme dhe Marmaris.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco