Protesta edhe në Itali e Qipro, mijëra njerëz kundërshtojnë pasaportat e vaksinimit

Protesta edhe në Itali e Qipro, mijëra njerëz kundërshtojnë pasaportat e vaksinimit

15:23, 08/08/2021

Mijëra persona kanë protestuar në Paris dhe qytete të tjera franceze në javën e katërt të revoltës kundër pasaportës së detyrueshme shëndetësore për të hyrë në ambiente publike.

Për të hyrë në bare, restorante, trena e spitale, qytetarët duhet të parqesin pasaportën e gjelbër që dëshmon se janë vaksinuar, kanë një test negativ të Covid 19 ose e kanë kaluar tashmë virusin.

Italia, e cila ndoqi shembullin e Francës, po ashtu kërkon pasaportën e shëndetit për të hyrë në muze dhe atraksione të tjera turistike.

Mbi 2 mijë persona protestuan dje në Romë, teksa e konsideronin ligjin antikushtetues dhe përçarës, raporton TCH.

Ndërkohë, po ashtu edhe qindra qipriotë kanë protestuar para pallatit presidencial kunDër vaksinimit.

Pasaporta e vaksinimit është kundërshtuar edhe nga qytetarë të shteteve tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco