Blinken: SHBA e shqetësuar për arsenalin bërthamor të Kinës

Blinken: SHBA e shqetësuar për arsenalin bërthamor të Kinës

10:38, 08/08/2021

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se ishte i shqetësuar për përhapjen e arsenalit bërthamor të Kinës.

Duke folur në internet në një takim të ministrave të ASEAN-n, Blinken theksoi “Pekini tani ka devijuar qartë nga strategjia minimale e parandalimit, e ndjekur në dekadat e fundit”.

Muajin e kaluar, një raport nga Federata Amerikane e Shkencëtarëve arriti në përfundimin se Kina po ndërton më shumë se 100 kapanone për të vendosur raketa bërthamore në rajonin Xinjang.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco