I riu shqiptar shtyn 59-vjeçarin gjatë sherrit,  burri vdes pas rrëzimit

I riu shqiptar shtyn 59-vjeçarin gjatë sherrit, burri vdes pas rrëzimit

21:11, 07/08/2021

Përpjekja e bërë nga policët shërbimi i ambulancës për rianimimin e 59-vjeçarit  ishte e pasuksesshme. Ai vdiq në vendin ku u rrëzua

Natën nga e premtja në të shtunë një debat mes dy burrave në Buchs (SG) rezultoi në një rrëzim që ishte fatal për njërin nga të dy, shkruan tagblatt.ch.

Të shtunën, pak para orës 1.30 të mëngjesit, policia e kantonit St.Gallen ka marrë një raport nga vendi i ngjarjes, transmeton albinfo.ch. Sipas njohurive aktuale, mosmarrëveshja ishte zhvilluar midis një 59-vjeçari zviceran dhe një 26-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, për arsye të panjohura.

I riu thuhet se ka goditur më të vjetrin, me ç’rast ky i fundit është rrëzuar. Siç thuhet në raportin e policisë, përpjekja e bërë nga policët shërbimi i ambulancës për rianimimin e 59-vjeçarit  ishte e pasuksesshme. Ai vdiq në vendin ku u rrëzua.

26-vjeçari ndërkohë ishte larguar nga vendi. Policia arriti ta arrestonte atë gjatë natës.

Hetimet për historinë e saktë të krimit janë duke vazhduar, përcjell albinfo.ch. Gjithashtu do të sqarohet nëse edhe ndonjë person tjetër ishte përfshirë në mosmarrëveshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco