Skenë horror në Greqi, gjendet i pajetë trupi i një burri pas disa kohësh

Skenë horror në Greqi, gjendet i pajetë trupi i një burri pas disa kohësh

19:24, 07/08/2021

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku është gjetur skeleti i një personi në një fuqi plastike.

Skeleti ishte në gjendje mumifikimi në fuqinë plastike, ndërsa raportohet se i përket një 58-vjeçari, i cili ishte raportuar si i zhdukur në vitin 2018.

Ndodhia horror është shënuar në brigjet e lumit Platanian në Rethymno, Kretë, më 27 korrik, ndërsa pas analizave të kryera rezultoi që skeleti i përkiste personit të zhdukur.

Viktima ishte babai i dy fëmijëve. Sipas ekspertizës në trupin e viktimës nuk është gjetur asnjë plagë me armë apo me thikë. Brenda fuçisë u gjetën disa rripa në formë mekanizmi për të mbyllur kapakun nga brenda dhe po ashtu edhe dy bombola gazi të vogla.

Kjo sipas ekspertëve tregon se 58-vjeçari mund të ketë vrarë veten duke mbyllur fuqinë nga brenda. Kjo metodë sipas mediave greke është e padëgjuar më parë.

Megjithatë hetuesit po punojnë dhe nuk përjashtojnë mundësinë që viktima të jetë mbyllur nga persona të tjerë dhe është lënë të vdes i gjallë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco