Britania urdhëron shtetasit e saj të largohen menjëherë nga Afganistani

Britania urdhëron shtetasit e saj të largohen menjëherë nga Afganistani

17:22, 07/08/2021

Ministria e Jashtme britanike ka paralajmëruar të shtunën për shkallë të lartë rreziku nga sulmet terroriste dhe për përkeqësim të situatës, teksa talebanët po e thellojnë ofensivën në Afganistanin e rivënë nën kontroll.

Për këtë arsye, Qeveria ka udhëzuar të gjithë shtetasit britanikë që të largohen menjëherë nga Afganistani, teksa po intensifikohen luftimet midis militantëve talebanë dhe forcave afgane të sigurisë.

Zyra e Jashtme në Londër ka alarmuar se terroristët ka shumë të ngjarë që t’i intensifikojnë sulmet, pas tërheqjes së trupave të huaja që ishin të stacionuara në vend.

 

Shërbimi diplomatik ka njoftuar se britanikët nuk do të mund të mbështeten në ndihmën e Qeverisë për evakuim emergjent, po qe se nuk i përmbahen udhëzimit për largim.

Talebanët gjatë muajve të fundit kanë rivënë nën kontroll pikat kryesore kufitare, si dhe fshatrat e qytetet më të rëndësishme në Afganistan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco