Mjeti lundrues pëson defekt, rrezikojnë jetën 6 turistë në Karaburun

Mjeti lundrues pëson defekt, rrezikojnë jetën 6 turistë në Karaburun

14:08, 22/07/2021

Gjashtë turistë janë shpëtuar mesditën e sotme në shpellën e Haxhi Alisë në Karaburun.

Mësohet se mjeti lundrues tip skaf me të cilin po udhëtonin gjashtë turistët kishte pësuar defekt duke u bllokuar në shpellë.

Me ndërhyrjen e policisë kufitare dhe rojes bregdetare është bërë i mundur shpëtimi i tyre dhe shoqërimi deri në breg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco