FOTO/ Ministri kapet mat duke puthur ndihmësen, ‘tërmet’ në Angli

FOTO/ Ministri kapet mat duke puthur ndihmësen, ‘tërmet’ në Angli

10:22, 25/06/2021

Ministri i Shëndetësisë në Angli, Matt Hancock u kap mat duke puthur ndihmësen e tij. Sipas Daily Mail, tani posti i tij është në rrezik, pasi akuzohet për një aferë brenda ambienteve të punës.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur ai shkëmben puthje të nxehta në korridorin e zyrës së tij me ndihmësen Gina Coladangelo.

42-vjeçari njihet prej kohësh me 43-vjeçaren milionere, pasi kanë studiuar së bashku në Oksford.

Të dy janë të martuar. Hancock është i martuar prej 15 vitesh me bashkëshorten Martha dhe kanë tre fëmijë. Edhe ndihmësja e tij është nënë e martuar me tre fëmijë.

Sipas gazetës ‘The Sun’, prej kohësh përflitej se mes tyre kishte një aferë, derisa vjen momenti i publikimit të këtyre pamjeve. Hancock kontrolloi mirë korridorin, përpara se të jepte atë puthje pasiononte.

Askush nga palët nuk e ka komentuar këtë ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco