Biden: Putin t’i përmbahet paralajmërimeve, gjëja e fundit është një Luftë e Ftohtë

Biden: Putin t’i përmbahet paralajmërimeve, gjëja e fundit është një Luftë e Ftohtë

20:00, 16/06/2021

Presidenti amerikan dukej i sigurt se Putini do t’i përmbahej paralajmërimeve të tij, duke thënë, “Unë mendoj se gjëja e fundit që ai dëshiron tani është një luftë e ftohtë”.

Një reporter e pyeti presidentin Joe Biden se si reagoi Vladimir Putin në rast se administrata e tij do të përgjigjej nëse do të kishte një sulm kibernetik rus në infrastrukturën kritike të SHBA.

“Unë i tregova atij se ne kemi aftësi të konsiderueshme kibernetike dhe ai e di atë” tha Biden.

“Unë theksova, nëse ato shkelin normat themelore, ne do të përgjigjemi”.

Biden vuri në dukje se ai i dha presidentit rus një listë me 16 subjekte kritike të infrastrukturës që duhet të ishin jashtë kufijve për sulme, qoftë kibernetike apo të ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco