‘Bastard, ju duhet të vdisni’, kërcënohet presidenti Italian Sergio Mattarella

‘Bastard, ju duhet të vdisni’, kërcënohet presidenti Italian Sergio Mattarella

20:19, 11/05/2021

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella, ka marrë sërish mesazhe kërcënuse dhe ofenduese përmes rrjeteve sociale.

 

11 persona janë vënë nën hetim, të cilët vijnë nga qytete dhe profile të ndryshme, duke filluar nga profesor universiteti në Romë, punonjës administrative, gazetarë dhe pensionistë.

Mediat italiane shkruajnë se zyra e Prokurorit në Romë, hetoi 11 personat të akuzuar për shkelje të nderit dhe prestigjit të figurës së Presidentit dhe nxitje të një krimi.

“Largohuni”, “Bastard”, “Ju duhet të vdisni”. “Populli herët apo vonë do të rebelohet”, “Kjo është ajo që ju meritoni”, këto janë disa nga mesazhet kërcënuese drejtuar presidentit Mattarella.

Ata përdorën llogaritë e tyre në rrjetet sociale për të fyer kreun e shtetit me mesazhe kërcënuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco