Sadiq Khan fiton mandatin e dytë në krye të Londrës

Sadiq Khan fiton mandatin e dytë në krye të Londrës

10:08, 09/05/2021

Laboristi Sadiq Khan ka fituar një mandat të dytë si kryebashkiak i Londrës, duke mundur rivalin konservator Shaun Bailey.

Ai fitoi 55.2% të votave, pas balotazhit me Bailey pasi që asnjëri nuk arriti të siguronte shumicën në raundin e parë të votimit, shkruajnë mediet e huaja transmeton Demokracia.com.

Ish-deputeti u bë kryetari i parë mysliman i një kryeqyteti europian, kur më 2016 fitoi zgjedhjet për herë të parë.

Duke folur pasi ka fituar mandatin e dytë në krye të Londrës, Khan ka premtuar se do të vazhdojë të punojë shumë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për Londrën.

Sian Berry i Partisë së Gjelbër doli i treti, ndërsa Luisa Porritt i Liberal Demokratëve ishte i katërti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco