Po shëtiste me të birin, si u arrestua shqiptari që furnizoi me armë terroristin që shtypi 86 francezë

Po shëtiste me të birin, si u arrestua shqiptari që furnizoi me armë terroristin që shtypi 86 francezë

18:47, 22/04/2021

Endri Elezi, i akuzuar si ndihmë i terroristit Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, autor i atentatit terrorist të ndodhur më Nisë të Francës më 14 korrik 2016, ku humbën jetën 86 persona, jetonte I pashqetësuar në Sparanise të qytetit italian të Kazertas.

Lajmin e bën të ditur vetë kryebashkiaku i Sparanise i cili thotë se Elezi që ishte në kërkim ndërkombëtar, që u arrestua ditën e djeshme, nuk bënte asgjë për tu fshehur nga policia.

Ai u arrestua nga policia në një operacion blitz në akuzën se kishte furnizuar me armë Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, autorin e atentatit terrorist të ndodhur në Nisë të Francës më 14 korrik 2016.

Elezi jetonte në qendër të Sparanise, në një apartament në rrugën Solimene, me bashkëshorten dhe një fëmijë të vogël, dhe punonte si punëtor krahu në agrikulturë, si pjesa më e madhe e bashkëpatriotëve të tij që jetojnë prej vitesh në komunën e Kazertanos.

Asnjë në komunitetin e vogël lokal me më pak se 7200 banorë, nuk i kishte dhënë rëndësi prezencës së 28 vjeçarit.

Bashkiaku Salvatore Martielo thotë megjithatë se:

‘Shqiptari i arrestuar jetonte në Sparanise prej jo më shumë se 2 muajsh, ndërkohë që nuk ishte parë aty më herët.

Pastaj në qendër ishte parë shumë herë, me të birin 4 vjeçar.’

Në Sparanisë jeton prej vitesh një komunitet shqiptarësh, prej 500 personash, të integruar në mënyrë perfekte, ndërsa disa edhe janë martuar me qytetarë italianë, dhe të gjithë punojnë në agrikulturë, që rrethon vendin.

Edhe 28 vjeçari punonte në fusha. Ai u arrestua pikërisht në momentin kur po shëtiste me të birin në rrugë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco