Tronditëse! Nëna e zbulon se mësuesja ka kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 14-vjeçar

Tronditëse! Nëna e zbulon se mësuesja ka kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 14-vjeçar

14:01, 20/04/2021

Një mësuese 23 vjeçe nga Australia, është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me nxënësin e saj 14-vjeçar.

Mësuesja e ka shoqëruar për në shtëpi djalin me makinën e saj, e gjatë rrugës së kthimit ka ndalur për pak momente në një park, ku dhe dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Mësuesja e identifikuar si Monica Elizabeth Young, është filmuar nga kamerat e sigurisë përgjatë rrugëve, duke hyrë në park së bashku me djalin, megjithatë ajo e mohon me forcë që të ketë abuzuar me të.

Ngjarja tronditëse thuhet se është raportuar nga shoku i klasës së 14-vjeçarit, njëherazi nxënës i Young-ut. Policia është bazuar në dëshminë e tij për të nisur më tej hetimet.

Ndërkohë që raportohet se kjo nuk është hera e parë që mësuesja akuzohet për veprime të këtij lloji, pasi dhe në të kaluarën janë regjistruar episode të ngjashme.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco