Gati lufta Rusi-Ukrainë

Gati lufta Rusi-Ukrainë

11:35, 20/04/2021

Situata vazhdon të jetë shumë e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës, pas zbarkimit të 150 mijë ushtarëve. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u pajtuan se një reduktim i trupave ruse në kufi me Ukrainën do të ndihmonte në uljen e tensioneve në rajon.

Grumbullimi më i madh i ndodhur ndonjëherë që mund të kthehet në një fushëbetejë me pasoja të pakontrollueshme! Rusia "gati për luftë", zbarkojnë 150 mijë ushtarë në kufirin me këtë shtet

Gjatë një bisede telefonike, Merkel dhe Biden kanë thënë se është e nevojshme që Rusia të tërheqë forcat e saj përgjatë kufirit me Ukrainën.

Ditët e fundit Rusia ka shtuar njësitë e armatosura në zonë, duke rritur shqetësimet e vendeve perëndimore.

Bisedimet mes Merkel dhe Biden pasuan një diskutim të ministrave të NATO-s në Bruksel, të cilët ngritën çështjen e situatës në kufirin Rusi-Ukrainë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Rusisë të “ndalojë provokimet “.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco